Funerali i Mbretëreshës u pa më pak se ai i Princeshës Diana?!

Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas statistikave paraprake, më shumë se 26 milionë persona ndoqën shërbimin funeral të Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey. Kjo e bën atë një nga audiencat më të mëdha televizive në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas shifrave të bëra publike nga organizata kërkimore Barb, shërbimi u transmetua në një sërë kanalesh, me një mesatare prej 26.2 milionë shikuesish. Megjithatë, funerali i Princeshës Diana mori shikueshmëri më të lartë televizive në SHBA dhe MB sesa funerali i Mbretëreshës Elizabeth, edhe pse është e vështirë të krahasohen dy ngjarjet.

Funerali shtetëror i Mbretëreshës u ndoq në SHBA nga mesatarisht  nga 11.4 milionë njerëz, që është një rënie e ndjeshme nga 33.2 milionë njerëz që ishin akorduar për të parë funeralin e Dianës më shumë se 20 vjet më parë.

Publiku britanik ishte pak më afër; pothuajse 27 milionë njerëz panë lamtumirën e fundit të monarkes, që ishte pak më pak se 32 milionë që panë atë të Lady Di.

Një tjetër fakt është se dasma e Princit Harry dhe Princ William u pa në televizion më shumë sesa vdekja e gjyshes së tyre. Dasmat e tyre tërhoqën respektivisht 29.2 milionë dhe 22.7 milionë shikues amerikanë duke e tejkaluar dukshëm.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article