Johny Depp në lidhje me avokaten e përfshirë në gjyqin e tij: Por nuk është Camille!

Johny Depp qenka vërtet në një lidhje me njërën prej avokateve të përfshira  në procesin e tij gjyqësor me Amber Heard. Por ajo nuk është Camille Vasquez. Ylli hollivudian po takohet me një avokate të quajtur Joelle Rich. TMZ ka konfirmuar se ata janë vërtet bashkë.

Rich është aktualisht në process divorci dhe ka dy fëmijë. Ajo ishte saktësisht pjesë e ekipit të juristëve që mposhtën Heard, por ishte e pranishme në sallën e gjyqit “për mbështetje”. “Nuk kishte asnjë detyrim profesional për të qenë atje”, tha një burim pranë tyre, qe shtoi se ata takoheshin në hotele gjatë fazës së hershme të lidhjes së tyre.

Në fillim të verës, Depp ndezi thashethemet se është në lidhje me avokaten tjetër të tij, Camille Vasquez, e cila e përfaqësoi atë në gjyqin kundër Amber Heard. Sidoqoftë, Vasquez qetësoi thashethemet, duke i quajtur akuzat “seksiste” dhe “joetike”. Ajo bëri të ditur se 59 vjeçari kishte qenë mik e klient i saj për katër vjet e gjysmë.

Sipas US Weekly, Rich ishte e pranishme në sallën e gjyqit në përballjen e fundit të Depp dhe Heard dhe kjo për t’i dhënë mbështetje atij.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article