Nënë për herë të dytë, aktorja e njohur tregon barkun e rrumbullakosur!

Tashmë, aktorja e njohur turk Hazal Kaya, pret të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo ka qenë së fundi e ftuar në festën e një marke parfumi, nga ku postoi foto me barkun e rrumbullakosur, i cili tashmë është lehtësisht i dallueshëm.

Ajo e publikoi vetëm pak ditë më parë lajmin e gëzuar se familja e saj do të shtohet me një fëmijë tjetër, e madje tregoi edhe gjininë dhe emrin me të cilën do ta pagëzojë. “Si mund të mos e zbuloja? Leyla po vjen…”, rrëfeu ajo duke bërë kështu të qartë se është në pritje të një vajze.Hazal ka lidhur kurorë me Ali Atay-n, dhe duket ka vendosur t`i kushtojë të gjithë kohën e saj familjes.

Për këtë arsye, dhe është tërhequr përkohësisht nga projektet e reja dhe ofertat për të interpretuar në seriale të tjera.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article