Shakira: Sakrifikova karrierën për Pique-n, ja shpërblimi!

Shakira kë thyer më në fund heshtjen për ndarjen nga Pique. Këngëtarja e njohur rrëfeu në një intervistë për revistën “Elle” se për partnerin, kishte sakrifikuar karrierën e saj, dhe ja shpërblimi që mori prej tij.

“Është hera e parë që flas për këtë situatë në një intervistë. Qëndrova e heshtur dhe thjesht u përpoqa t’i përpunoja të gjitha. Hmmm, dhe po, është e vështirë të flas për të, veçanërisht pasi jam ende duke e kaluar këtë gjë, sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje normale. Kështu që ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë”,- rrëfeu ajo.

Për mënyrën se si dy fëmijët e saj e kanë përjetuar ndarjen, Shakira shpjegoi se: “Jam përpjekur t’ua fsheh situatën fëmijëve të mi. Mundohem t’i mbroj ata, sepse ky është prioriteti im në jetë. Por më pas, në shkollë, ata dëgjojnë gjëra nga miq apo ata gjejnë lajme të pakëndshme në internet dhe kjo thjesht i prek ata, e dini?”

Ajo tha më tej  “ndonjëherë më duket sikur e gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe se do të zgjohem në një moment. Por jo, është e vërtetë. […] Siç thashë, ndoshta është faza më e errët e jetës sime.”

Me ardhjen në jetë të fëmijëve, vetë Shakira pohoi se duhej të merrte një vendim dhe të linte gjithçka për Gerardin dhe familjen e tyre. “Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja, se njëri nga të dy duhej të bënte një sakrificë, apo jo? Dhe kështu, njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe unë e bëra. E vura karrierën time në plan të dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur atë. Dhe ishte një akt dashurie”.-tha ndër të tjera ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article