Shtatë muaj për një skenë intime, aktori: “Nuk është dhe aq bukur”!

U deshën shtatë muaj për realizimit e skenës intime me Milly Alcock, dhe tani aktori i “House of the Dragon”, Fabien Frankel rrëfen arsyet e një situate të tillë. Frankel shpjegoi se nuk donte që kjo skenë të dukej si dicka “e lirë”, ndaj sipas tij, u desh një kohë kaq e gjatë për ta bërë atë sic duhej.

28 vjecari interpreton rolin e rojës mbretërore, Sër Criston Cole në pjesën e  serialit, Games of Thrones. Personazhi i tij, në një moment, kryen marrëdhënie intime me princeshën Rhaenyra Targaryen,  që luhet nga Milly Alcock, 22 vjece.

Duke folur për këtë skenë të nxehtë, Fabien tha se ai dëshironte që ajo të “theksonte realitetet që rrethojnë seksin”, duke i dhënë skenës më shumë së një moment filmik. Skena, shtoi ai është diskutuar për më shumë së shtatë muaj që ata ta bënin sic duhet, e madhe kishin folur edhe që largimi i armaturës së tij të bëhej në mënyrë sa më natyrale.

“Gjeja më e rëndësishme për mua ishte të mos ndihesha si në një skenë të zakonshme seksuale , sepse nuk duhet të jetë kështu, për shkak se nuk është kështu – të gjithë ata që bëjnë seks do ju thonë se seksi nuk është edhe aq i bukur”. “Nuk është diçka piktoreske, e mahnitshme, është e sikletshme, sidomos kur jeni të rinj. Ke një siklet në të cilin duhet të ulesh e të zbulosh dhe mandej të zbulosh dhe të kuptosh trupin e tjetrit – pa harruar anën praktike dhe gjërat e tjera”, u shpreh ai.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article