Dy burrat më të pashëm në botë sipas Brad Pitt!

Brad Pitt njihet për shijet e tij në zgjedhjen e partnereve. Megjithatë ylli hollivudian, i cilësuar si një prej meshkujve më të pashëm të botës, paska po kaq shije edhe kur vjen fjala tek vlerësimi i bukurisë mashkullore.Ai rrëfeu së fundi se cilët mendon se janë sipas tij, dy meshkujt më të pashëm të globit, dhe duhet ta themi, se nuk ia rrëzojmë dot përzgjedhjen.

Në një intervistë për revistën “Vogue”,  58-vjeçari u shpreh se këtë “trofe” do t`ia jepte dy aktorëve të famshëm, George Clooney dhe Paul Newman. “Në botën e aktrimit, emri i parë që vjen në mendje është Paul Newman, sepse ai u plak me shumë hijeshi. Dhe ishte një njeri shumë i veçantë, altruist dhe i vërtetë”.

Duke folur për Clooney-n, me të cilin ka luajtur në serinë e filmave “Ocean”, Pitt tha: “Nëse do të duhet të them një emër të tanishëm, do të thosha George Clooney… pse jo?!”.

Clooney, 61 vjeç, dhe Brad Pitt, janë miq të ngushtë.

Ndërsa Newman, ikonë e kinematografisë, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, në vitin 2008.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article