“I mbani dot lotët? “: Arbana reagon ndaj këngës prekëse të Mozzik-ut për Hanën!

Mozzik publikoi projektin e tij “Të dua”, të cilin kishte ditë që e paralajmëronte. Në rrjete sociale ai pyeste vazhdimisht “A i keni thënë dikujt ‘Të dua’ sot?”. E ndërsa se u mendua se kjo i dedikohej një dashurie të re apo një dashurie të humbur, të gjithë u surprozuan kur u pa se projekti i kushtohej vajzës së reperit, Hanës.

Në këngë ai shpreh dhimbjen e madhe për largësinë nga e bija, që tashmë ka nisur t’i bëjë pyetje që e vënë në siklet si “Pse s’po vjen të flesh me mua dhe mamin?”. Mozzik ka dashur t’i shpjegojë të bijës nëpërmjet këngës arsyet e mungesës së tij, ndërsa fajëson dhe Loredanën për ndarjen e tyre, pa dashur të tregojë më shumë. Arbana Osmani, që si nënë e tre fëmijëve tashmë, nuk ka rezistuar por e prekur ka ndarë në InstaStory, videon e Mozzik, teksa shkruan:“I mbani dot lotët?”

“Hana ime e vogël për momentin e di qe nuk do e kuptosh këtë këngë !

Por besoj qe kur të rritesh edhe pak do e kuptosh !

Dhe kur te bëhesh për ta kuptuar këtë këngë kisha dashur shumë qe mos ta hapim si temë asnjëherë !

Të jetojmë ashtu si na ka ardhur jeta ❤️

Të dua më së shumti në botë ❤️

Babi yt Gramoz Aliu !

Dhe kjo është kënga ime e fundit kur flas për privatesinë time dhe për vajzen time.

Nuk do e perfshijë vajzen time asnjeherë më në textet e mija. #GodKnoës“, thuhej në këngën e tij.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article