Kuptimi i veshjes së “gruas më elegante në botë” në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë!

Mbretëresha Rania e Jordanisë ishte mes mbretërorëve që i dhanë nga afër lamtumirën e fundit Elizabetës së II-të, për të cilën kishte respekt të thellë. Gruaja e mbretit Abdullah II mbante një veshje me kuptim të veçantë për të.

Më shumë se një herë, mbretëresha Rania e Jordanisë është cilësuar si femra më elegante e rangut të lartë në botë. Ajo ka një shije të përkryer në zgjedhjen e veshjeve që vesh në evente të ndryshme. Shumicën e kohës, zgjedh marka nga vendi i lindjes ose fqinjët.Veshja e zgjedhur për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II nuk ishte e rastësishme. Pardesyja e zezë, me flutura në anën e djathtë të jakës, u vesh nga Rania në një vizitë zyrtare në 2001 në Mbretërinë e Bashkuar.

Ishte në nëntor 2001, kur familja mbretërore britanike priti me shumë pompozitet çiftin mbretëror nga Jordania. Më 18 shtator, Mbretëresha Rania e Jordanisë dha një intervistë për ITV News për mbi  jetën e mrekullueshme të Mbretëreshës Elizabeth II dhe trashëgiminë që ajo i la botës.

Rania, e cila u njoh me monarken britanike përmes disa takimeve zyrtare ndër vite, e përshkroi vdekjen e Madhërisë së Saj si “fundin e një epoke”, duke shtuar se ajo nuk ishte vetëm Mbretëresha e Britanisë së Madhe, por edhe “Mbretëresha e botës”. . “Kam vetëm kujtimet më të mrekullueshme për të. Me kalimin e viteve, sa herë e takoja, ndjeja se po ngrohej gjithnjë e më shumë”, tha ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article