KreuCelebrity

Videoja e Cindyt dhe Dionit nga prapaskenat e “Dance With Me” s’duhet humbur!

Modelja e njohur Cindy Marina arriti të rrëmbejë kupën mbrëmjen e parë të “Dance With Me”.

Një fillim i mbarë ky për modelen dhe shumëkush do ta donte fatin e saj, ku që në natën e parë arriti të marrë vlerësimet më të larta nga juria e programit.

Por mesa duket kur dritat fiken dhe puna fillon në prapaskenë, jo çdo gjë është kaq e bukur për modelen e njohur. Dhe këtë na e zbulon skenaristja e “Dance With Me” Ilda Lumani, e cila në një video që ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram, shohim që provat për Cindyn nuk janë aq të lehta.

A post shared by Revista Bordo (@revistabordo)

Në videon e publikuar balerini i njohur Dion Gjinika, me të cilin Cindy është çift në program, dëgjohet teksa korrigjon me ‘tone paksa të larta’ duke kërkuar më të mirën nga modelja.

“Kush thotë paç fatin e Cindyt, pas kësaj videoje do të ndërrojë mendim”, ka shkruar Lumani.

Epo gara në “Dance With Me” pritet të rritet nga java nga javë, ndaj të gjithë konkurrentëve ju duhet një punë e madhe në mënyrë të që realizojnë një performancë të arrirë e për më tepër pastaj për të triumfuar..

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF