KreuFashion

“Po viktimizohet”, Gerard Pique reagon pas intervistës së Shakirës!

Deklaratat e fundit të Shakira-s për divorcin e saj nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e kanë shqetësuar qartë spanjollin. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dashur t’u japë shikueshmëri problemeve të brendshme familjare, po ndodh e kundërta dhe situata delikate mes lojtarit dhe këngëtares po ekspozohet gjithnjë e më shumë për publikun.

Në “momentin më të errët të jetës së saj” Shakira ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën ELLE, ku ka folur se si po e përballon ndarjen e saj nga Pique.

Sipas La Vanguardia, intervista e saj nuk është pritur aspak mirë nga futbollisti, i cili është mërzitur me ish-partneren e tij. Pique i konsideron pretendimet e Shakirës si hakmarrje dhe beson se Shakira po luan rolin e viktimës.

“Mund të them vetëm se kam vendosur gjithçka që kam në këtë marrëdhënie dhe në familjen time”, tha ajo për ELLE. “Gerard si futbollist donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja. “Unë e vura karrierën time në prapavijë dhe erdha në Spanjë, që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj. Ishte një akt dashurie. Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishme dhe unë kam këtë lidhje të pabesueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban”.

Futbollisti thuhet se është revoltuar pasi kolumbiania e përkufizoi veten si ajo që merr kohë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e saj me qëllim që të “bëhet shembull” për ta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF