Metoda që përdor Princesha Kate për të fshehur rripat e sytjenave dhe vijat e mbathjeve!

Kate Middleton ia del gjithmonë të duket jashtëzakonisht elegante ne publik.Dhe rezulton se princesha e Uellsit, mama e tre fëmijëve, ka një këshillë sekrete të dobishme për t’u siguruar që ajo të mos ketë kurrë “ne afishim”mvija mbathjesh ose rripa sytjenash. Ekspertja mbretërore e sjelljes Myka Meier, thote telegrafi, zbuloi se Kate, 40 vjeç, përdor të brendshme pa rripa dhe pa tegela nën veshjet e saj.

Myka, e cila është themeluese e Beaumont Etiquette dhe e trajnuar nga një anëtar i Pallatit Mbretëror, shkroi në Instagram: “Alarm për një metodë stili mbretëror. A keni menduar ndonjëherë pse nuk i shihni kurrë rripat e sytjenave?! Klikoni për të parë një truk sekret që është një pjesë e domosdoshme e garderobës mbretërore!”.

Myka më pas tregoi një foto të një veshjeje te brendshme pa rripa me ngjyrë nudo që ajo pretendon se është çelësi për t’u shfaqur bukur në publik. Duke folur për Fabulous, Myka tha: “Të brendshmet dhe sytjenat konsiderohen gjithashtu veshje intime private, dhe që familja mbretërore të ekspozojë veshjet intime kjo thjesht s`mund të bëhet”.

“Ka disa opsione për të fshehur rripat e sytjenave, me një opsion që është një sytjenë që në fakt e cila e qepur në copë. Opsioni i dytë janë veshjet e formës pa rripa, pra një copë që ose shkëputet në fund ose ka këmbë të ngjitura”,, u shpreh ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article