Armina shpjegon pse zgjodhi lugë druri dhe pjata njëpërdorimshme në dasmë!

Armina dhe Shkëlzeni kurorëzuan dashurinë e tyre në martesa pak ditë më parë, dhe padyshim që dasma e tyre ka qenë kryefjala e mediave.

Një detaj i rëndësishëm i çdo dasme është ushqimi dhe pjatat e servirura në dasmën e Arminës kishin një veçanti, pasi lugët ishin prej druri dhe pjatat njëpërdorimshme.

Dasma e tyre po kremtohej në një agroturizëm dhe kjo zgjedhje ishte pjesë e idesë së dasmës tradicionale që ata dëshironin të realizonin.

“Ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë. Unë në rrjete sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare. Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka natyrale”, tha Armina.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article