Braktisi familjen për refugjaten ukrainase, pendohet britaniku: “Gabimi më i madh i jetës”!

Kaq e pati dashuria e madhe e britaniku Anthony Garnett që braktisi familjen e tij për një refugjate ukrainase, e cila ishte strehuar në shtëpinë e tyre kur iu largua luftës në Ukrainë. Lajmi bëri bujë në Britaninë e Madhe e në mbarë botën. Por tani, Garnett thotë se bëri gabimin më të madh të jetës që la partneren dhe fëmijët për Sofian. Anthony kishte qenë prej 10 vitesh i lidhur me Lornën, nënë e fëmijëve të tij, por mjaftuan dy javë që ta linte per ukrainasen e cila dilte me pantallona të shkurtra nëpër shtëpi dhe vinte buzëkuq kur ai kthehej nga puna, shenja të qarta këto se po përpiqej ta joshte.

Lorna e kuptoi situatën dhe i kërkoi Sofisë që të largohej nga shtëpia, megjithate ajo mbeti e shokuar kur i shoqi i tha se do të shkonte dhe ai pas 22 vjecares.

Por bashkëjetesa e tyre nuk zgjati më shumë se katër mua. Toni tani thotë se e reja nga Ukraina kishte probleme me pijen dhe ishte bërë e dhunshme.

“Ajo mori një thikë dhe goditi murin disa herë. Më trembi dhe nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të thërrisja policinë. Isha i shqetësuar për sigurinë time”, tha burri për Daily Mail. Tani që Sofia ka bërë plackat, Tony e akuzon edhe për ndërhyrje në marrëdhënien e tij me dy vajzat që ka nga lidhja me Lornën. “Lashë Lornën dhe dy fëmijët e mi për Sofian, dhe bëra gjithçka që munda për të qëndruar bashkë. Kam luftuar shumë për ta bërë këtë marrëdhënie të funksionojë. Por tani boll, ka marrë fund, e mbyllëm si cift. Bëra gabim të madh që u lidha me të”, është shprehur ai.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article