KreuBusull

DJ PM reagon pasi u kritikua për shakanë që i bëri Sarah Berishës!

Blogerja Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të pëlqyer showbizit shqiptar.

Së fundmi, DJ PM i bëri një shaka partneres së tij, duke u ulur në gjunjë me një kuti në dorë për t’i propozuar, por që në të nuk kishte unazë. Ky veprim emocionoi pafund Sarahn, por kjo ishte thjesht një shaka.

Vetë Sarah e priti me humor shakanë e partnerit, por DJ PM u kritikua jo pak nga ndjekësit, ndaj ky i fundit zgjodhi që të bëjë një sqarim publik.

“Përderisa Sarah e ka ditur paraprakisht që do bëj shaka dhe përderisa e ka postuar vet nuk ka vend për nervozizëm, as nuk do të ketë kurrë. Edhe kur t’i propozoj nuk besoj që do e hedh videon me plot foto tjera bashkë por do e hedhim si video të veçantë kështu që jam i lumtur që kam 1 person që i kupton shakatë sepse përndryshe jeta do ishte negativitet. Përndryshe nëse i propozoj ndonjëherë nuk do e bëj diku ku t’i marrë vëmendjen të tjerëve e aq më pak në dasmë e shokut tim t’ngushtë”, sqaron Dj PM.

 

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF