KreuBusull

“Poçi Outlet” vjen me showroomin e ri në zemër të Tiranës!

Aksesorët më të rëndësishëm në gardërobën e gjithsecilit janë padyshim këpucët, pasi jo vetëm kompletojnë veshjen, por edhe ofrojnë e sigurojnë komoditetin dhe rehatinë në përditshmërinë tonë.

“Poçi Outlet” është brandi më i mirë në kryeqytet që ofron këpucë lëkure, me një çmim konkurrues, nën koston e prodhimit.

E nëse e keni të vështirë të vendosni për të zgjedhur këpucët e duhura, në “Poçi Outlet” do të gjeni një shumëllojshmëri modelesh sa diku e sigurt që do ta gjeni veten..

Prej 10 vitesh në treg, “Poçi Outlet” ka sjellë për gjithë klientët e tij brandet më të mira, 100 për qind lëkurë.  E tashmë veç dyqanit që ndodhet në rrugën e “Myslym Shyrit” pranë Credins Bank, “Poçi Outlet” këtë të shtunë, më 24 shtator, ka inauguruar showroomin më të ri në kryeqytet, në Bulevardin Zogu 1, përballë Tirana Bank.

Më rastin e hapjes së “Poçi Outlet” në qendër të Tiranës u organizua një event special, ku pjesëmarrës ishin edhe disa nga personazhet më të njohur nga arti dhe media, duke filluar nga aktorja Monika Lubonja, gazetarja Sonila Meço, Anaid Kaloti, Arjon Muço, Olsi Bylyku, Hygerta Sako, Roza Lati, Kiara Tito, Ronaldo Sharka, Arjan Konomi, e shumë e shumë të tjerë.

Tradita e këpucëve të lëkurës do të vazhdojë padyshim edhe në showroomin e ri i cili pritet të jetë edhe më i aksesueshëm nga të gjithë qytetarët..

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF