KreuBusull

Si t’i shpëtoni gripit të sezonit

Tetori ka ardhur dhe temperaturat sa vijne e ulen dhe si pasojë edhe griprat janë shumë më afër nesh.

Teshtitja, kollitja, dhimbjet e trupit dhe temperatura janë shenja të gripit dhe ftohjes dhe në këtë periudhë është më se e zakonshme.

Ja disa gjëra që mund të bëni paraprakisht dhe t’i shpëtoni atij, pa u detyruar të qëndroni shtrirë për disa ditë.

1. Pini më shumë ujë. Shtojini limon dhe nenexhik në mënyrë që të forconi imunitetin.
2. Pini pak uthull molle. Përzieni atë në pak ujë dhe pijen ose përdoreni si gargare për fytin
3. Flini sa më shumë gjumë. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm në mënyrë që të lejoni trupin të rigjenerohet plotësisht.


4. Bëni një banjë relaksuese. Uji i ngrohtë do të hap poret duke nxjerr jashtë toksinat dhe do ju relaksojë.
5. Qëndroni shtrirë dhe shikoni filma që ju pëlqejnë. Kjo do ju shplodh nga lodhja e ditës dhe do ju përmirësojë humorin duke forcuar njëkohësisht edhe imunitetin.


6. Lexoni librat kur ndjeni se truri juaj nuk po punon siç duhet ose po humbet përqendrimin.
7. Konsumoni sa më shumë supë pasi do ju forcojnë imunitetin dhe zbusin fytin e acaruar.
8. Planifikoni një udhëtim qetësues. Qetësia mendore dhe fizike janë thelbësore për t’u mbrojtur nga sëmundjet.


9. Merrni shtesa zinku, pasi ato ndihmojnë në forcimin e imunitetit.
10. Provoni disa minuta meditim dhe streçing dhe do të ndiheni shumë më mirë.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF