KreuBusull

Publikohet data e filmit të parë të Will Smith që pas incidentit në Oscars!

Apple Original Films ka publikuar trailerin zyrtar të filmit “Emancipation” të Will Smith.

Drama shënon filmin e parë të Will Smith që nga incidenti i tij në Oscars. “Emancipimi tregon historinë triumfuese të Peter, një njeri që shpëton nga skllavëria, duke u mbështetur në zgjuarsinë e tij, besimin e palëkundur dhe dashurinë e thellë për familjen e tij”, thuhet në një përmbledhje zyrtare.

“Filmi është frymëzuar nga fotot e vitit 1863 të ‘Whipped Peter’, të marra gjatë një ekzaminimi mjekësor të Ushtrisë së Unionit, që u shfaqën për herë të parë në Harper’s Weekly.

Emancipation do të publikohet më 2 dhjetor dhe do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar në Apple TV+ më 9 dhjetor.

Smith ka mbajtur një profil relativisht të ulët që nga ajo natë në Academy Awards, kur ai fitoi aktorin më të mirë për interpretimin e tij në King Richard, por ndërkohë goditi Rock për një shakak që ai bëri me gruan e tij.

 

 

A post shared by Will Smith (@willsmith)

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF