U përjashtuan nga fotoja zyrtare e familjes mbretërore, si përgjigjet Meghan dhe Harry!

Pallati mbretëror shpërndau së fundi portretin e ri të familjes, që përfshinte vetëm Mbretin Charles dhe princin William, si dhe bashkëshortet e tyre. Dukej qartë që në foto nuk ishte bërë vend për  Harry-n dhe Meghan Markle.

Paskësaj, të dy ata kanë nxjerrë fotot e tyre, si për të sfiduar familjen mbretërore që i përjashtoi. Fotografi Misan Harriman ndau një foto bardhë e zi që shkrepi nga Duka dhe Dukesha e Sussex-it duke qëndruar afër teksa shtrëngonin duart me njëri-tjetrin. “Duka dhe Dukesha e Sussex-it pak momente përpara se të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së @OneYoungWorld muajin e kaluar”, shkroi Harriman në foton në Instagram.

Ky imazh u komentua gjatë si një përgjigje, për foton e ndarë nga mbretërorët, ku dukej vetëm Mbreti Charles III, bashkëshortja e tij Camilla dhe Princ William dhe Kate Middleton. Ndërkohë, dyshja ka nxjerrë edhe variantin me ngjyra të fotod “ alternativë” ndaj asaj të Pallatit Mbretëror, ku Meghani shkëlqen me veshjen e kuqe jashtëzakonisht elegante!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article