KreuBusull

Travis Scott zgjidh padinë me familjen e viktimës në Astroworld!

Reperi i njohur Travis Scott më në fund ka zgjidhur padinë në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Astroworld në nëntor të 2021, ku fatkeqësisht humbën jetën 10 persona.

Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë në Instagram, Tony Buzbee, një avokat i familjes së një prej viktimave, Axel 21-vjeç, njoftoi se ishte arritur një marrëveshje private midis klientëve të tij dhe atyre të përmendur në padinë e tyre.

“Firma ligjore Buzbee njoftoi se pretendimet e ngritura nga familja e Axel Acosta kundër Travis Scott, Live Nation dhe të tjerëve të përfshirë në tragjedinë e Astroworld janë zgjidhur. Kushtet janë konfidenciale. Viktima Axel Acosta ishte një djalë, vëlla dhe student i dashur. Ai ishte i sjellshëm dhe i dashur. Ju lutemi mbani familjen e tij në lutjet tuaja”, njoftoi ai përkrah një foto të Alex.

Deklarata e Tony shënon shpalljen e parë publike të arritjes së një zgjidhjeje në mosmarrëveshjet ligjore të Astroworld.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF