KreuBusull

Kosova gati për Big Brother VIP; Alaudin Hamiti tregon pamje nga studio gjigande!

Duket se produksioni i Big Brother VIP Kosova është në ditët e fundit të përgatitjes, për t’u ndezur prozhektorët e skenës së spektaklit që do të gozhdojë para ekranit shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë. Ndonëse për arsye teknike data e nisjes së këtij ‘reality-shoë’ u shty, një post i moderatorit Alaudin Hamiti bëri të mendojmë se data e nisjes është shumë afër.

Pak orë më parë Hamiti publikoi një pamje të skenës së BBVIP Kosova për të cilën thuhet se është investuar shumë. Sakaq produksioni i reality shoë ka zgjedhur që gjatë gjithë muajve të përgatitjes të mos zbulojnë pothuajse asnjë detaj rreth shtëpisë apo emrave VIP që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Deri tani dihet që moderatorë do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa poltroni i opinionistit i është besuar Olti Currit.

 

 

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF