“Brisi Dent” klinika që ju dhuron buzëqeshjen e ëndërruar!

Shëndeti oral ka një rëndësi thelbësore për organizmin dhe mirëqenien tonë gjatë gjithë jetës. Kujdesi sigurisht fillon nga ne, por vizitat tek dentisti nuk duhen neglizhuar për asnjë llojë arsyeje.

Të zgjedhësh vendin e duhur ku do të kujdesesh për shëndetin e dhëmbëve është një nga gjërat më të rëndësishme.

Ne vendosëm t’ju tregojmë për klinikën dentare “Brisi Dent”, e cila është një ndër klinikat më të mira në kryeqytet që operon prej 6 vitesh në treg.

Për “Brisi Dent” është thelbësore të kesh një shëndet të plotë oral dhe kujdeset t’i japë zgjidhje të gjithë problemeve që keni.

Klinika ofron shërbime me profesionalitet të lartë në fushën e estetikës dentare, implantologjisë, rigjenerimit kockor dentar, parodontologjisë, implantologjisë së avancuar dhe ortodoncisë.

Falë një skuadre mjekësh profesionistë, të specializuar në fusha të ndryshme të kirurgjisë dhe dentistrisë, “Brisi Dent” ka arritur të fitojë besimin e shumë pacientëve duke u bërë arsyeja e buzëqeshjes së tyre dhe siguria për rezultatin më të mirë. 

“Brisi Dent” i kushton rëndësi përditësimit profesional, si në njohuritë shkencore ashtu edhe në aparaturat e teknologjisë së fundit.


Stafi ndjek vazhdimisht konferenca dhe kongrese shkencore, brenda dhe jashtë vendit, për t’u njohur me protokollet bashkëkohore të trajtimeve stomatologjike.

Jeni një telefonatë larg për të rezervuar konsultën tuaj dhe për t’i dhënë formën më të bukur buzëqeshjes tuaj.

Tel: +355699330852
+355674025434
Instagram: @brisident
Adresa: Tiranë, Rr.Siri Kodra, Godina nr 8

Nga Emi Koleci

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article