KreuBusull

Horoskopi ditor, e shtunë 5 nëntor 2022

Horoskopi ditor, e shtunë 5 nëntor 2022

Dashi

Hëna do forcoje elokuencën tuaj gjatë kësaj dite dhe do favorizoje suksesin në çdo sektor. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju frymëzojë dhe do ju bëjë t’i shprehni ndjenjat akoma dhe më shumë. Do reflektoni e madje do merrni edhe disa vendime me rëndësi të madhe. Nëse keni kohë që jeni të vetmuar përgatituni për një ditë me shumë fat dhe me ndryshime të njëpasnjëshme. Në punë Venusi do ju ndihmojë të gjeni rrugën më të shkurtër për të arritur suksesin. Do keni goxha arritje profesionale. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do gjendeni në vështirësi të mëdha më pas.

Demi

Dita e sotme do jetë e qëndrueshme dhe do privilegjohen mjaft takimet dhe daljet. Mos refuzoni asgjë që do ju propozohet. Nëse jeni ne një lidhje keni për të pasur një marrëdhënie shumë të qetë dhe të mbushur me bashkëpunim. Vërtet nuk do ketë pasion të madh, por qetësia do ua relaksojë shpirtin. Ju beqarët bëjini sytë katër kur të jeni në punë sepse atje mund të shfaqet personi ideal. Në punë edhe mund të rebeloheni në disa momente, por deri ne fund të ditës çdo gjë do normalizohet. Shpenzimet mos i kryeni pa bërë llogari sepse keni për të mbetur shume keq për pak ditë.

Binjakët

Falë bashkëpunimit të ngushtë të Hënës dhe Venusit sot do jeni më optimistë për çdo gjë, por veçanërisht për karrierën. Nëse keni një lidhje do keni më shumë besim tek partneri dhe do ndiheni gati të shkoni kudo që ai do ju propozojë. Buzëqeshja nuk do ju ikë asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët gjithashtu do ta gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do mendoni seriozisht për një lidhje. Në punë do ju hapen shumë dyer dhe çdo gjë ka për të qenë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo mundësi. Në planin financiar nuk do bëni shumë kufizime dhe gjendja mund të destabilizohet.

Gaforrja

Sot atmosfera do filloje të ndryshoje goxha. Do jeni plot ide dhe propozime dhe do i shprehni ato pa ngurruar aspak. Nëse jeni në një lidhje mund të tregoheni të paduruar dhe mund të bëni ndonjë gabim të vogël. Për fat partneri do jetë në humor dhe nuk do ua vërë veshin shumë. Për ju beqarët më e rëndësishme është liria dhe pavarësia prandaj nuk do hedhin asnjë hap për të bërë ndryshime. Në punë do ju ecin gjërat aq mirë dhe do keni aq shumë arritje saqë do merrni adhurimin e kolegëve dhe shefave. Shpenzimet ka mundësi t’i kryeni pa u menduar aspak dhe kjo do sjellë shpejt probleme.

Luani

Çfarë parashikohet të ndodhë sot? Hëna do favorizojë kontaktet e reja dhe gëzimin pafund. Nëse keni një lidhje prej disa kohësh, sot do kaloni moment mjaft të ngrohta dhe do mendoni edhe për fëmijë apo ndonjë hap tjetër për një marrëdhënie më serioze. Nëse jeni vetëm mundësitë për takime do ekzistojnë, por personat nuk do ju përputhen aspak me guston. Në punë duhet të çliroheni nga mendimet e këqija sepse ato do ju prishin të gjitha planet. Besojini më shumë instinktit dhe nuk do zhgënjeheni. Shpenzimet nuk do i kufizoni pasi nuk do doni ta privoni veten nga asgjë. Kjo mund te sjelle shumë shpejt tronditje.

Virgjëresha

Karakteri tuaj i fortë dhe dominues mund të sjelle probleme gjatë kësaj dite. Nuk do jeni të ndërgjegjshëm për hapat që do hidhni dhe mund ta teproni edhe me autoritetin. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve nuk do jete fantastike, por as shume problematike. Do i shmangni diskutimet serioze dhe kjo mund ta mërzitë e mund ta acarojë partnerin. Nëse jeni beqarët çfarëdo që të bëni, madje edhe sikur të luani me joshjen nuk do keni ndryshimet e ëndërruara. Në punë mos ua tregoni planet kolegëve sepse vetëm sa do ju sjellin probleme për shkak të zilisë. Financat do dobësohen goxha për shkak të shpenzimeve të pakuptimta që do kryeni.

Peshorja

Dita e sotme do jetë edhe më e pasur në planin intelektual dhe kreativ. Nëse jeni të dashuruar dhe keni një lidhje komunikimi do jetë shumë i mirë mes të dyve. Do bashkëpunoni, do flisni hapur dhe do i dërgoni njëri-tjetrit mesazhe të ngrohta. Nëse jeni vetëm në mesditë do keni një surprizë shumë të këndshme. Thjesht takime apo dashuri me shikim të parë, këtë do ta zbuloni vetë. Në punë marrëdhënia me kolegët do përmirësohet. Nga ana tjetër kreativiteti do ju bëjë të arrini edhe më shumë nga sa e kishit menduar. Financat vazhdoni t’i keni nën kujdes sepse gjendja ende nuk do jetë përmirësuar sa duhet.

Akrepi

Sot do jetë një ditë e mbushur me brenga për shkak të zhgënjimeve kryesisht profesionale. Mblidheni veten dhe mos mendoni vetëm negativisht. Nëse jeni në një lidhje kaloni sa më shumë kohë me partnerit pasi ai do iu japë ngrohtësinë që keni nevojë. Nëse së fundmi keni pasur konflikte të ashpra gjendja nuk do ndryshojë dhe shumë. Ju beqarët sido që t’iu vijë dita keni për të takuar disa persona interesantë. Në puna jo vetëm që nuk do merrni promocione, por gjërat do ju bëhen edhe më të vështira. Për fat në planin financiar do ndizet dita jeshile dhe do fillojnë përmirësimet e para.

Shigjetari

Venusi do ju bëjë të zhyteni në mënyrë nostalgjikë në të shkuarën tuaj e hershme dje ka rrezik të harroni të mendoni për të ardhmen. Nëse keni një lidhje do keni disa debate të vogla në mëngjes, por me kalimin e orëve, por i kuptuat gabimet dhe po i shprehët më shumë ndjenjat gjërat do stabilizohen. Nëse jeni ende beqarë duhet patjetër të tregoheni më të vendosur dhe të bëni të pamundurën për ta afruar pas vetes atë që pëlqeni. Për punën nuk do jenë të gjitha kushtet e favorshme, por me pak mbështetje dhe shtysë nga të afërmit do ja dilni. Buxhetin, sado që të mundoheni nuk do dini ta menaxhoni.

Bricjapi

Sot do kaloni goxha kohë me miqtë, do argëtoheni dhe do qeshni me ta. Do ndiheni me të vërtetë shumë mirë. Nëse jeni në një lidhje gjeni edhe kohë për ta kaluar me partnerin sepse përndryshe ai do mërzitet. Po ia shprehët ndjenjat në mënyra më të veçanta keni për ta mbajtur atë edhe më pas vetes. Ju beqarët do e organizoni në një mënyrë të tillë ditën që të gjeni edhe kohë për të kërkuar dashurinë. Në punë mund të keni edhe disa debate të vogla me kolegët dhe ato nuk do ju lejojnë të realizoni të gjitha objektivat. Në planin financiar gjendja do jetë goxha më mirë se dje, por ende jo si duhet.

Ujori

Planetët do mblidhen bashkë sot dhe do ua bëjnë ditën edhe më të bukur e interesante. Nëse keni një lidhje do merrni vendime të mëdha për të ndryshuar gjithçka. Do jeni të frymëzuar dhe do dini çfarë hapash të hidhni që të dyja palët të ndiheni të plotësuar. Ju beqarët do jeni optimistë dhe të gatshëm edhe për të joshur me mënyra delikate vetëm për ta ndryshuar statusin. Të gjitha përpjekjet do japin rezultat. Në punë shfrytëzojini të gjitha mundësitë që do iu jepen për të arritur më lart dhe guxoni. Edhe po nuk ja dolët të paktën do ndiheni të qetë sepse tentuat. Paratë kanë për të mbetur po njësoj.

Peshqit

Sot do e keni të vështirë të tregoheni realistë dhe duke ëndërruar më shumë sesa duhet mund të mërziteni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah pasi po bëtë gabime mund të keni probleme serioze. Në mbrëmje do jeni më energjikë dhe më pasionantë. Ju beqarët nuk do i pëlqeni personat që do iu joshin dhe do preferoni të mos hidhni asnjë lloj hapi. Në punë do ju duhet patjetër të bëni një riorganizim të situatën në të cilën ndodheni që të kuptoni edhe vetë se ku jeni. Nuk do ketë gjëra të jashtëzakonshme. Financat do jenë të pakta dhe do ju duhet të merrni hua.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF