KreuBusull

Shakira kundër Gerard Pique; Çfarë mesazhi fshihet pas unazës së këngëtares kolumbiane?

Shakira vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pasi më në fund arriti një marrëveshje me ish-bashkëshortin e saj Gerard Pique për kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe mund t’i mareë ata në Miami.

Së fundmi këngëtarja kolumbiane ka bashkëpunuar në një fushatë të Burberry, imazh i së cilës është ajo, në të cilën një detaj i vogël tërhoqi vëmendjen.

Në videon e reklamës, të cilën vetë Shakira e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale, këngëtarja shihet me një veshje luksoze, dhe si aksesorë ka një çantë dhe unazë, ku kjo e fundit është ajo që ka tërhequr.

 

Është një unazë e madhe diamanti, dhe mbi të është shkruar fjala “LOVE”. Disa përdorues të rrjeteve sociale theksuan se mund të jetë një mesazh dashurie për veten, ndërsa të tjerë kanë spekuluar se mund të jetë një aluzion kundër ish-partnerit të saj, Gerard Pique, që nuk dinte ta vlerësonte dashurinë e saj.

Ndërkohë, përdorues të tjerë të internetit konsiderojnë se është thjesht një objekt më shumë i promovimit të markës.

Një mesazh i shtuar pas këngës “Monotonia”? Duke marrë parasysh që Shakira e ka realizuar videon e “Monotonía” me Ozunën pa lënë të harrohet asnjë detaj, unaza mund të përfaqësojë gjithashtu se, pavarësisht dhimbjes së ndarjes, nuk ka asgjë më të bukur se dashuria.

Tags:

Home

Bordo
Gusht - No.61

SHKARKO VERSIONIN PDF