KreuBusull

Dua Lipa do të performojë në ‘Kupën e Botës’? Artistja tregon gjithçka

Së fundmi ishte përfolur se artistja Dua lipa do të performojë në hapjen e “Kupës së Botës”, por ajo ka hedhur poshtë zërat nëpërmjet një deklarate në Instagram.

Në një postim në Instagram, artistja deklaron se janë bërë shumë spekulime për të mirëpo nuk ka qënë në asnjë moment e përfshirë në negociata për të performuar.


“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë i përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar.

Do të vizitoj Katarin kur të përmbushë të gjitha premtime që bëri për të drejtat e njeriut kur fitoi të drejtën për të pritur “Kupën e Botës”.- shkruan Dua në ‘Instastory’.

Ceremonia e eventit më të rëndësishëm sportiv do të mbahet në 20 nëntor në stadiumin 60.000 vendësh ‘’Al-Bayt’’, në Katar.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF