KreuBusull

Provat e fundit për dasmën e vajzës së tij, Donald Trump shfaqet i inatosur!

Ish-presidenti Donald Trump nuk dukej shumë i lumtur në provën e dasmës së vajzës së tij Tiffany në Mar-a-Lago e cila u mbajt këtë të premte. Ndoshta ai po e ruan buzëqeshjen e tij për ditën e madhështore ose është ende i mërzitur për zgjedhjet, ose të paktën për mbulimin e tyre.

Duke lënë mënjanë politikën, festa e dasmës së Tiffany-t duket se po përmbyll përgatitjet e fundit. Tiffany dhe Michael janë bashkë që nga viti 2018 dhe dimrin e kaluar ata u fejuan. Ajo bëri festën e beqarisë në fillim të këtij muaji, tashmë ka mbetur vetëm dasma dhe muaji i mjaltit, shkruan tmz.al.


Nga ana tjetër Trump duket se nuk po i shijon sa duhet përgatitjet e dasmës për vajzën e tij, dhë këtë gjë e tregon më së miri mimika e tij “e ngyrsur”. Ai publikoi të enjte në mediat sociale një postim kundër guvernatorit të Floridës, duke thënë se DeSantis nuk duhet të kandidojë në vitin 2024 dhe duke e tallur atë si një “Guvernator mesatar REPUBLIKAN me marrëdhënie të shkëlqyera me publikun”!

Burimi:/tmz.al

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF