E dashura 28 vjeçare e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo shkëlqeu me fustanin e saj mahnitës që i nxirrte ne pah belin e hollë ndërsa çarja anash e ndihmoi të tregonte pak dhe këmbën e saj. Georgina dukej më e gjatë me sandalet me taka në ngjyrë argjendi me rripa, teksa për aksesorë kishte zgjedhur bizhuteri diamanti që përfshinin vëthë të shndritshëm.
Flokët e errët i kishte kapur nga pas, e në këtë mënyrë evidentohej dhe më shumë makiazhi rrezatues, shkruan DailyMail. Në shtator u bë e ditur se Georgina do t’u tregojë fansave në serinë e dytë të shfaqjes së saj në Netflix për jetën e saj të begatë dhe sesi e mori veten falë familjes nga dëshpërimi që i shkaktoi vdekja e njërit prej binjakëve të saj.
Netflix ka konfirmuar se dokumentari me titull “I Am Georgina” do të rikthehet së shpejti, por ende nuk është përcaktuar një datë e saktë. Bukuroshja me origjinë argjentinase dhe partneri i saj prej gjashtë vitesh e konfirmuan humbjen e foshnjës së tyre djalë në 18 prill, ndërsa vajzën që mbijetoi e pagëzuan me emrin Bella Esmeralda. Cristiano e përshkroi vdekjen e djalit të tij të porsalindur si ‘momentin më të keq’ të jetës së tij në intervistën e tij më të fundit me Piers Morgan.