KreuStil Jetese

Receta/ Sekretet e supës


Ndjeni ngrohtësinë e këtyre recetave të shëndetshme të supës, duke i përfshirë çdo ditë në menunë tuaj: ato janë unike sepse na ndihmojnë të përballojmë të ftohtin, por nga ana tjetër kanë edhe vlera ushqyese, pa harruar që ndikojnë në sistemin tonë imunitar

Sekretet e supës

Në këtë muaj Nëntor, ne po ngrohim shijet tuaja me disa përzgjedhje recetash kremoze. Ju prezantojmë një menu vetëm me supa. Në fillim të dimrit, supat shijojnë më shumë se kurrë, sidomos ato të bëra vetë. Ne ju sugjerojmë nga produktet e stinës si kërpudhat, qepa, tartufi e deri tek lakërishtet, pa harruar mishin dhe peshkun. Ne ju propozojmë disa receta klasike që janë absolutisht thelbësore për menutë tona dimërore, si supa me presh apo domate, e deri tek ato të panjohura për ju.

Para së gjithash, ju këshillojmë që supa të jetë me lëng mishi. Mund të zgjidhni pulë, viç, apo produkte deti, që i japin supës shije magjike. Edhe pse disa nuk i pëlqejnë, lëngu i kockave ka veti ushqyese të rralla: forcon florën e zorrëve dhe na armatos kundër gripit. Ah, edhe diçka! Mos harroni erëzat! Bimët aromatike, sigurojnë kuotën e duhur të vitaminës C, aq më thelbësore në dimër për të na mbrojtur nga sëmundjet. Mund të zgjidhni erëza si: xhenxhefili që forcon mbrojtjen tonë imune apo shkopinjtë e kanellës të cilat lehtësojnë tretjen dhe eliminojnë toksinat.

Supë alla Milanese

Përbërësit: 160 gr oriz, 100 gr proshutë të tymosur, 200 gr bizele, 200 gr fasule, 200 gr lakër, 30 grana, 4 domate, 2 patate, 2 karota, 2 kunguj të njomë, 1 kërcell selino, 1 qepë, majdanoz, sherebelë, kripë dhe piper.

Përgatitja: Pastroni dhe prisni në copa të vogla karotat, selinonë, patatet, kungujt e njomë dhe domatet. Në një tigan skuqni fillimisht proshutën e prerë imët, pastaj shtoni qepën e grirë, karotat, selinonë, patatet, kungujt e njomë dhe domatet, të cilat i kemi prerë më parë në copa. Lërini të marrin një valë, pastaj shtoni fasulet. Mbulojini perimet me dy litra ujë, kripë, piper dhe i lëmë të.ziejnë për 1 orë në zjarr të ulët. Shtoni pastaj bizelet dhe lakrën e prerë në rripa të hollë. Gatuajeni për rreth 20 minuta, e më pas shtoni orizin, i cili duhet të ziejë për 10 minuta, duke e shoqëruar me majdanoz dhe gjethe sherebele.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe pas 10 minutash shtoni parmixhan të grirë.

 

Botuar në BORDO,Nëntor 2022!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF