KreuBusull

Marr ilaçe,,, Bebe Rexha tregon problemin shëndetësor që e bën të shtojë në peshë

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “I’m good (Blue)” me David Guettan. Ajo së fundmi performoi live në NRJ Music Awards 2022, gjersa ka arritur të nominohet edhe për mbrëmjen e madhe të çmimeve, Grammy Awards 2023.

Shpesh herë Bebe është përfolur edhe për format e saja trupore.

Jo pak herë, 33-vjeçarja nuk nguron që t’iu përgjigjet fansave të saj në Twitter kur ata i shkruajnë ndonjë pyetje apo status dedikuar saj. Së fundmi, interpretuesja e hitit “I’m a mess” i është përgjigjur një fansi i cili i sugjeroi asaj një ndërhyrje estetike për të humbur peshën, për të cilën është kritikuar shpesh herë.


“I dashur, unë ha shumë dhe kam sindromën e vezoreve policistike dhe marr ilaçe që më bëjnë të shtoj peshë. Më beso se do të doja të isha më i vogël jo më e madhe”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.

Kujtojmë që Bebe ishte pjesë e MTV EMA 2022, e cila perzantohej nga Rita Ora dhe të dyja vajzat dhuruan një show ku nuk lanë pa përmendur faktin që janë Shqiptare duke na bërë të gjithëve të ndihemi krenar që bota na njeh nga talente të tilla.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF