Fustan i fryrë i kuq me tyl dhe çizme deri tek gjuri: Si u paraqit Bebe Rexha në American Music Awards!

Bebe Rexha ishte një prej yjeve që morën pjesë në ceremoninë e 50-të të American Music Awards, e cila u zhvillua në Teatrin Microsoft të Los Angeles, nën moderimin e  Wayne Brady. Këngëtarja shqiptare e ndezi praktikisht tapetin e kuq me veshjen e saj.

Bebe u shfaq atje me një fustan prej tyli të kuq me shumë volum e dekolte të theksuar, dhe cizme të së njëjtës ngjyrë deri tek gjuri.

“AMA”-s, që pretendohet të jetë shfaqja më e madhe e çmimeve të votuara nga fansat në botë, nderoi arritjet kryesore të vitit në industrinë e muzikës nga 24 shtatori 2021 deri më 22 shtator 2022.Këngëtarja 33 vjecare e “The Baby, I’m Jealous”, doli para fotografëve me veshjen e kuqe që i ngjante një trëndafili. Ylli i popit kishte veshur gjithashtu doreza të tejdukshme që i kalonin bërrylat dhe e kishte fustanin të lidhur në bel me një rrip të zi.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, më vonë e ndërroi fustanin dhe u kthye  me një veshje tjetër të përbërë nga pantallona lëkure të zeza dhe një bluzë metalike argjendi përpara performancës së saj të hitit të saj të viteve nëntëdhjetë “I’m Good (Blue)”.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article