Andi Lila publikon librin e tij të parë, “Triumf”!

Futbollisti i njohur Andi Lila ka publikuar librin e tij të parë të cilin e ka titulluar “Triumf”. Bëhet fjalë për një libër autobiografik, në të cilin ai tregon gjithë jetën e tij profesionale.

 

Së fundmi futbollisti me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram është shprehur i lumtur që tashmë gjithë jeta e tij në futboll gjendet në një libër. Unë nuk kam bërë një traktat filozofik, unë nuk kam bërë një libër artistik, as një libër sociologjie apo kulture. Unë nuk jam as shkrimtar, ndonëse më pëlqen letërsia, as teoricion, as historian. Unë kam bërë një libër, që besoj do të jetë i pari dhe i fundit i imi, si një autobiografi e imja në futboll, në jetën time profesionale”, shkruan ai, teksa më tej shton se gjithmonë ka dashur ta mbylli karrierën e tij në futboll pa zhurmë dhe pa shfaqeje të mëdha.

 

 

Ndërkohë ai ka zbuluar edhe arsyen pse ai ka dashur të bëjë një libër, “Kam dashur të bëj një libër për të treguar sfidat, luftën e madhe, punën, fitoret dhe vuajtjet, kënaqësitë dhe dhimbjet e mia, jo thjesht si një përvojë personale, por si diçka që tregon për futbollin, për kampionatin tonë, për ekipin kombëtar, për sfidat në Serie A, në kampionatin grek, etj”.

 

 

Postimi i plotë:

“TRIUMF – sot nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që ndiej.
Gjithë jeta ime si futbollist, karriera ime si sportist më shfaqet përpara si në një pasqyrë. Më vijnë përpara edhe familjarët,miqtë, njerzit e afërm, më vijnë përpara edhe tifozët, zemra dhe shpirti i sportit. Unë nuk kam bërë një traktat filozofik, unë nuk kam bërë një libër artistik, as një libër sociologjie apo kulture. Unë nuk jam as shkrimtar, ndonëse më pëlqen letërsia, as teoricion, as historian. Unë kam bërë një libër, që besoj do të jetë i pari dhe i fundit i imi, si një autobiografi e imja në futboll, në jetën time profesionale.

 

Kam dashur ta mbyll karrierën time si futbollist pa zhurmë, pa shfaqje të mëdha në stadiume, pa ndeshje bamirësie apo spektakle madhështore. Kam dashur ta mbyll paqësisht, në një takim me ata që më kanë mbështetur. Kam dashur të bëj një libër për të treguar sfidat, luftën e madhe, punën, fitoret dhe vuajtjet, kënaqësitë dhe dhimbjet e mia, jo thjesht si një përvojë personale, por si diçka që tregon për futbollin, për kampionatin tonë, për ekipin kombëtar, për sfidat në Serie A, në kampionatin grek, etj.

 

Ky është një libër për miqtë, të afërmit, njerëzit e sportit të mund ta lexojnë si një copë historie nga futbolli, jo thjesht si një përvojë timen. Kam dashur që familjarët dhe fëmijët e mi ta kenë atë libër në duar dhe ta lexojnë si një akt përkushtimi ndaj punës, sportit dhe vendit ❤️”, ka shkruar ai.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article