Del në ankand letra e babait të Marilyn Monroe!

Edhe 60 vjet pas vdekjes së saj, historia e Marilyn Monroe ende nuk është zbuluar plotësisht. Më shumë se 175 nga artikujt e ikonës së ekranit do të dalin në ankand, duke përfshirë një letër të shkruar nga babai i saj i larguar, Charles Stanley Gifford. Objektet do të prezantohen në ngjarjen e Hollivudit që do të zhvillohet si personalisht ashtu edhe në internet nga 17 deri më 18 dhjetor.

Kartolina përshëndetëse pa datë, drejtuar Monroe me dorëshkrimin e Gifford, pritet të shitet nga 2 000 deri në 3 000 dollarë. “Kjo kartë është i vetmi artefakt i njohur material që tregon një komunikim midis Gifford dhe vajzës së tij të famshme”, shkruhet në një njoftim. Sipas tij, Gifford ia ka dorëzuar kartën Monroes ndërsa ajo ishte në spital.

“E zbulova kartën rastësisht ndërsa po përgatisja arkivat personale të Marilyn për ankand në Julien’s Auctions”, tha historiani Scott Fortner. “Kjo është e vetmja dëshmi e dokumentuar e njohur e një marrëdhënieje midis Monroe dhe Gifford, e cila zgjidh misterin nëse Marylin e njihte apo jo kishte kontakt me babanë e saj biologjik”.

Letra përmban një pikturë  të  një  vajze të  vogël me një shënim të shkruar me dorë brenda. “E dashur Marylyn!”, fillon mesazhi i Gifford, me emrin e Monroe të shkruar gabimisht, “Ky shënim vjen posaçërisht për të thënë se shumë mendime dhe dëshira janë me ty çdo ditë.” Ndër objektet personale të ylli të “How To Marry a Millionaire” që do të shiten përfshijnë buzëkuq, qerpikët e rremë dhe si dhe produkte të tjera bukurie.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article