29.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Shtator, 2023
spot_imgspot_img
Array

Fund mbi pantallona, kthehet sërish trendi i viteve 2000!

Ideja e fundit mbi pantallona është rikthyer sërish si një nga tendencat e modës së vjeshtës 2022. Një kombinim i tillë bazohet kryesisht tek fundet e lirshme që arrijnë një balansim të pamjes me pantallonat. Është e rëndësishme që të bëhet kujdes me këtë look, në mënyrë që të mos kalohet në tepri, por të gjendet një ekulibër i cili do të gërshetojë ekstravaganten me të bukurën.

Kështu, fundi mund të stilohet mbi xhinse, madje kjo konsiderohet një zgjedhje perfekte. Për ta bërë pamjen sa më festive, kërkoni një fund me temina dhe një stil i shkurtër do të duket i përshtatshëm për mbrëmjen, por i kombinuar me xhinse, do të dukeni më të relaksuar dhe gjithashtu rehat.

Fundi mund të stilohet edhe mbi pantallona për në punë; edhe pse tingëllon pak e pazakontë, me një përshtatje stili, do të përfitoni një ndryshim të këndshëm në pamjen tuaj dhe më shumë vetëbesim. Ndryshe nga opsionet e rastësishme, kur bëhet fjalë për mënyrën e stilimit të fundeve mbi pantallona për veshje pune, kërkoni një gjatësi deri tek gjuri për më shumë sofistikim. Një fund me vijë A ose me palosje do të duket më bukur mbi një palë pantallona të drejta.

Fundi mbi pantallona për një mbrëmje elegante: në këtë rast, mund të zgjidhet një fund prej tyli sipër një jumpsuit-i ose një palë pantallona të mëndafshta, të cilat shtojnë feminilitetin por edhe ju bëjnë në të njëjtën kohë të jeni sa më komode.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit