Mbretëresha ekstravagante: Letizia me një look “të fuqishëm”, të gjithë sytë tek sandalet e saj!

Mbretëresha Letizia e Spanjës njihet për stilin dhe elegancën e saj. Së fundi, monarkja u shfaq me një kombinim disi më të guximshëm, por që u përshkrua si i “përkryer” nga ekspertët e modës.

Edhe pse shpesh e shohim me funde apo fustane, ajo këtë radhë u shfaq me një kostum xhaketë me pantallona, i cili do të dukej vërtet mjaft klasik po të ishte për puplat në mëngë.

Në fakt, një detaj i tillë po shihet gjerësisht sot tek ndjekëset e trendeve më të fundit të modës.  Pjesa tjetër e kombinimit ishte neutral; flokët i kishte mbledhur topuz, ndërsa nga bizhuteritë ka vënë vetëm vathë.

Ndërkohë tërhoqën vëmendjen dhe këpucët e saj gjysmë të hapura transparente, dhe jashtëzakonisht elegante, që ia shtonin edhe më shumë hijeshinë pamjes në tërësi.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article