Romanca mes Emily Ratajkowski dhe Pete Davidson drejt zyrtarizimit!

Thashethemet që qarkullojnë prej disa ditësh në lidhje me një romancë të mundshme mes Pete Davidson dhe supermodeles Emily Ratajkowski duket se po bëhen gjithnjë e më afër konfirmimit, veçanërisht pasi të dy u fotografuan së bashku në festën e “Thanksgiving”. Aludimet për një lidhje mes të dyve filluan në fillim të këtij muaji, kur ata u kapën të kapur për dore nga paparacët gjatë një takimi në Brooklyn, NY. Ndërkohë që javën e kaluar, një burim i tha “US Weekly” se ata në të vërtet janë duke u takuar prej disa muajsh.

 

“Ata janë në një fazë shumë të hershme, por të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Pete e bën Emily të qeshë dhe asaj i pëlqen sa i zgjuar është ai”, pohon burimi i brendshëm. Brenda pak ditësh, ata u fotografuan duke u puthur në Manhatan. Ratajkowski u bë kryefjalë e lajmeve edhe kur zbuloi në Instagram se për momentin dëshiron të takohet me burra dhe gra.

 

“Është ende shumë e re, por ata kanë qenë në komunikim të pandërprerë dhe ajo sapo doli me të (Davidson) për të festuar ditëlindjen e tij dhe donte ta bënte të ndihej i veçantë”, tha një burim i brendshëm për E! News. “Kjo është një marrëdhënie e lezetshme deri tani. Nuk ka presion për të qenë ekskluzive, por ajo e pëlqen shumë atë”.

Ratajkowski u bë kryefjalë e lajmeve edhe kur zbuloi në Instagram se për momentin dëshiron të takohet me burra dhe gra. Mësohet se ajo dëshiron të marrë kohën e saj pas divorcit të saj nga Sebastian Bear-McClard, producent filmash me të cilin lindi djalin Bear, pas katër vitesh martesë. Pas kësaj, ajo është përfolur se është lidhur me personalitete si Brad Pitt apo DJ Orazio Rispo, me të cilët është parë së fundmi.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article