Sozia e Jennifer Lopezit bën namin në internet: “Kopje e saj edhe pa make up”!

Jennifer Lopez ka një sozi! Një amerikane po bën bujë në internet për shkak të ngjashmërisë së saj të jashtëzakonshme me divën e famshme latine.

Eva është një grimere dhe influencuese e suksesshme. E reja nga Nju Jorku është jashtëzakonisht e njohur në rrjetet sociale, ku mahnit ndjekësit me transformimet e saj. Me disa penela dhe rimel, Eva arrin të shndërrohet në Jennifer Lopez në vetëm pak minuta.

Kur vesh make-up dhe rroba si Jennifer Lopez, Eva mund të nënshkruajë edhe autografe në rrugë. Duhet pranuar nderkohe, se e ndihmojnë shumë edhe  tiparet e saj të fytyrës. Në fakt, amerikania i ngjan jashtëzakonisht shumë JLo-se edhe fare pa grim. Eva mbledh miliona klikime në videot që poston në Instagram dhe TikTok. Klipi i saj më i shikuar u ndoq nga më shumë se 5.5 milionë njerëz dhe të gjithë u mahnitën nga ngjashmëria e mahnitshme e saj me të famshmen Jennifer Lopez.

Eva zakonisht merr frymëzim nga videot e divës latine për pamjen e saj. “Çfarë çmendurie! Mendova se po shikoja J Lo duke bërë grimin e saj!”, “Ti i ngjan asaj edhe pa grim!”, “Uau, nuk di as ta di cila është cila!”, “Mendova se ishte J Lo!”, “Cmenduri, ti mund te jesh kloni i e saj!”, “Binjakët!”, “OMG! I ngjan asaj!”, janë vetëm disa nga mesazhet që Eva merr çdo ditë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article