8.5 C
Tirana
E hënë, 27 Mars, 2023
spot_img
Array

Xhensila shtatzënë për herë të dytë? Fotoja që ngre dyshimet!

Ose kanë vërtet dicka për të thënë, ose thjesht ngacmojnë ndjekësit: Për cdo rast, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku e tërhoqën sërish vëmendjen me një gjest, i cili i dha menjëherë udhë hamendësimëve se këngëtarja mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të dytë më aktorin e humorit.

Është përfolur vazhdimisht javët e fundit se dyshja do të bëhen sërish prindër. Me setin fotografik që realizuan për festat e fundvitit, ata bënë që ky lajm, të nisë të qarkullojë sërish.

Gjithçka ka nisur nga një postim i Rezarta Shkurtës, e cila është edhe autorja e fotove. Besi dhe Xhensila kanë pozuar të përqafuar dhe të dyja duart e tyre janë tek barku i këngëtares. Rezarta vetë ka shkruar sipër fotos: “Së shpejti”.

Edhe në fotot e tjera, ku Xhensila shfaqet e vetme me Ajkën, ajo ka mbajtur duart tek barku, duke shtuar dyshimet se është shtatzënë. Por për këtë duhet ende të presim e të shohim.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit