KreuBusull

Ndërron jetë në moshën 98-vjeçare stilisti italian Renato Balestra

Stilisti italian Renato Balestra, një nga emrat e njohur të modës, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Balestra mbylli sytë në Romë në moshën 98-vjeçare. Ansa.it shkruan se lajmin e hidhur e kanë bërë me dije dy vajzat e stilistit, Fabiana dhe Federica së bashku me mbesën Sofia.

Kjo e fundit pritet të marrë dhe drejtimin e markës “Balestra Maison”. Renato Balestra do të përcillët për në banesën e fundit, të martën më 29 nëntor në kryeqytet në kishën e Santa Maria del Popolo.

Balestra hapi atelienë e tij të parë në 1959 në Romë.

I lindur në një familje arkitektësh dhe inxhinierësh, ai u dallua për shpirtin e tij artistik dhe u përcaktua si “piktori i modës”.

I njohur për qëndisjet e tij artistike dhe përzierjen e pëlhurave dhe transparencave të ndryshme, emri i tij lidhej me një ngjyrë të veçantë – blu Balestra.

Pasioni i tij i fortë për kinemanë e shtyu atë të dizajnonte kostume për Ava Gardner në “The Barefoot Contessa” dhe “The Sun also Rises;”  për Gina Lollobrigida në “E bukur por e rrezikshme”;  për Sophia Loren në “Lucky to Be a Woman” dhe për Candice Bergen në “Aventurers”, ndër të tjera.  Ai u bë i preferuari i yjeve të filmit, duke përfshirë Elizabeth Taylor, Claudia Cardinale dhe Carroll Baker.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF