KreuBusull

Përgatitjet vazhdojnë…Arben Derhemi jep sinjalin e dytë për rikthimin e ‘Njerëz dhe fate’

Përgatitjet vazhdojnë…Arben Derhemi jep sinjalin e dytë

Pak javë më parë u përfol për një rikthim të serialit “Njerëz dhe fate”.  Aktori Arben Derhemi ka dhënë sinjalin e dytë sot që lë të kuptohet se drama e familjes shqiptare do të rikthehet në ekran. Ai ka postuar një foto ku shihet krah Eni Janit dhe Alfred Trebickës, dy nga protagonistët e serialit.

 “Gjithçka është ok… përgatitjet vazhdojnë…,”- ka shkruar Derhemi në post.

Ky është postimi i dytë paralajmërues që Flori i ‘Njerëz dhe fate’ na jep në lidhje me rikthimin e këtij filmi. Më herët ai postoi një foto krah Robert Drenikës.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit… “Njerëz dhe fate”… Është gati”, shkruante Derhemi në post.

“Njerëz dhe fate” është telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej.

Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF