Sarah Berisha është një nga personazhet më të përfolur në showbizin shqiptar që pas futjes së saj vitin e kaluar në formatin “Big Brother VIP”, ku blogerja gjeti edhe dashurinë e saj Dj PM me të cilin vazhdon të jetojë një histori të bukur.
Blogerja është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku përveçse postimeve të punës ajo ndan vazhdimisht edhe momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi ajo ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë dhe një prej tyre e ka pyetur në lidhje me marrëdhënien që ajo ka me Beniadën.
“Sara me Beniadën pse nuk ju kemi parë më bashkë”, ka pyetur ndjekësi, teksa blogerja nuk ka nguruar të përgjigjet duke zbuluar se nuk janë takuar thjesht për shkak të angazhimeve por raporti i tyre vijon të jetë shumë i mirë sikurse brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
“Me Benin nuk jemi takuar shumë kohët e fundit sepse ajo është e ngarkuar me punët e saj dhe unë me të miat, por raporti është njësoj”, ka shkruar Sarah përkrah postimit, teksa ka publikuar një video ku shihet Beniada dhe Dj PM.
Një tjetër ndjekës e ka pyetur Sarën nëse është e vështirë që të mbajë lidhje në distancë, dhe blogerja ka ndarë eksperiencën e saj duke thënë, “Po patjetër që është e vështirë, por nëse e do një person duhet të bësh pak sakrificë në fillim derisa të gjeni një vijë të mesme”.