10.5 C
Tirana
E hënë, 27 Mars, 2023
spot_img
Array

Aktorja Kirstie Alley ndërron jetë pas betejës me kancerin!

Aktorja e njohur Kirstie Alley ka humbur jetën në moshën 71-vjeçare pas një beteje me sëmundjen e kancerit. Lajmi i trishtë u dha nga fëmijët e saj, djali William “True” Stevenson, 30 vjeç dhe vajza Lillie Price Stevenson, 28 vjeçe, me një deklaratë të shpërndarë përmes llogarive të mediave sociale të nënës së tyre, duke thënë se ajo “u nda nga jeta pas një beteje me kancerin, të zbuluar vetëm së fundmi”.

“Ajo ishte e rrethuar nga familja e saj më e ngushtë dhe luftoi me forcë të madhe”, thuhej në deklaratë. “Ne i jemi mirënjohës ekipit të jashtëzakonshëm të mjekëve dhe infermierëve në Qendrën e Kancerit Moffitt për kujdesin e tyre”. Në deklaratë ata e përshkruanin Alley, e cila do të kishte mbushur 72 vjeç muajin e ardhshëm, si një “nënë të jashtëzakonshme, të ashpër dhe të dashur”.

Aq sa ikonë ishte në ekran, ajo ishte një nënë dhe gjyshe e mahnitshme, “thanë fëmijët e saj. “Pasioni i nënës sonë për jetën, fëmijët e saj, nipërit dhe kafshët e saj të shumta ishte i pashembullt, duke na lënë të frymëzuar për ta jetuar jetën në maksimum, ashtu si ajo”. Ata shprehën mirënjohje për dashurinë dhe lutjet e fansave të saj dhe kërkuan “privatësi në këtë kohë të vështirë”.

Alley gjeti famë duke luajtur Rebecca Howe në serialin e NBC “Cheers” nga viti 1987 deri në 1993, një rol për të cilin ajo mori një çmim Emmy dhe një Golden Globe, të dyja në 1991. Ajo vazhdoi të luajë në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë “Drop Dead Gorgeous”, “Veronica’s Closet”, “It Takes Two”, “Sibling Rivalry”, “Shot to Kill”, “Loverboy”, “Runaway” dhe “Look who’s Talking”.

Aktorja e ndjerë Alley i kishte fëmijët e saj me Parker Stevenson, me të cilin ishte e martuar nga viti 1983 deri në 1997. Ndërkohë më herët ajo ishte e martuar me Bob Alley nga 1970 deri në 1977.

 

 

 

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit