Dobësim afatgjatë? Dieta me kanellë paska një efekt të mahnitshëm!

 

Është një dietë mjaft e thjeshtë, që nuk kërkon përgatitje dhe angazhim sforcues. Gjithë cfarë ajo përfshin është konsumi i një pije me kanellë dy herë në ditë. E shijshme dhe e shëndetshme, kjo është arsyeja pse kjo dietë sot preferohet anembanë botës.

Kanella, që përbën bazën e saj, ka një efekt të dobishëm edhe në shëndetin e përgjithshëm të trupit. Kjo mënyrë të ushqyeri mund të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak, por edhe kolesterolin. Kjo dietë nuk ju kërkon të kufizoni vaktet tuaja, por të zëvendësoni ushqimet e yndyrshme dhe të pasura me sheqer me ushqime më të shëndetshme. Rregulli i vetëm që duhet të ndiqni është që në mëngjes, pas zgjimit dhe në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, pini një filxhan kos me pak yndyrë të cilit do t’i shtoni një lugë çaji kanellë.

Shembull menuje:

Mëngjesi: Një gotë kos me kanellë, vezë të fërguara nga një vezë e plotë dhe 3 të bardha veze, një copë bukë e thekur dhe 3 fletë proshutë

Vakt i shpejte: Një grusht bajame.

Dreka: Pulë, perime dhe quinoa.

Vakt i shpejte: Fruta të stinës ose kos.

Darka: Një gotë kos me kanellë, tërshërë dhe fruta.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article