Aktorja e njohur na tregoi si të dukemi shik me një kombinim mjaft të thjeshtë!

Sienna Miller u shfaq shumë shik në rrugët e Nju Jorkut së fundi. Aktorja 40 vjecare dukej kaq bukur me pallton me kuadrate bardh e zi, të lodhur me rrip në mes dhe cizmet e zeza me takë deri tek gjuri.

Kombinimin e kishte kompletuar me një çantë të ngjashme po të zezë Aspinal of London, me syze të mëdha dielli të zeza dhe vëthë në ngjyrë argjendi.

Sienna rrëfeu disa kohë më parë se mendonte që moshën 30 vjecare do të ishte e martuar me fëmijë, por marrëdhëniet e saj të deriatëhershme nuk kishin funksionuar. “Investova disa vite shumë të rëndësishme në një person të caktuar, e në fund, e gjithë kjo rezultoi një humbje e madhe kohe. Do të kisha dashur të isha e martuar me tre fëmijë. Unë i dua fëmijët”, qe shprehur ajo.

Sienna është aktualisht nënë e një vajze 9 vjecare, fryt i lidhjes së saj me ish partnerin, Tom Sturridge, me të cilin ruan një marrëdhënie të mirë. Ajo e sqaroi se nuk është Sturridge personi të cilit i referohej në “ankesën” e vet. Sienna ka pasur një lidhje të gjatë me aktorin Jude Law, të cilës i dha fund kur mësoi se Law e tradhëtonte me dadon e fëmijëve të tij nga martesa e vet e parë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article