5.5 C
Tirana
E premte, 31 Mars, 2023
spot_imgspot_img
Array

Këngëtarja rikrijon në moshën 57 vjecare pamjen e saj të famshme me lëkurën e leopardit, por….!

Edhe në moshën 57 vjecarja, Shania Twain, një këngëtare e njohur si për talentin, ashtu për bukurinë e saj, vazhdon të jetë mjaft në formë. Në look-n e saj “legjendar” me lëkurë leopardi që rikrijoi së fundi, shenjat e moshës u shfaqën paksa, megjithatë artistja u lavdërua në përgjithësi për pamjen e saj.

Shania mbërriti në ceremoninë e People’s Choice Awards 2022 me një veshje “të pabesueshme” që të kujton kombinimin e saj befasues të vitit 1998 nga videoklipi muzikor, That Don’t Impress Me Much.

Ajo kishte veshur një fustan të zi të rrjedhshëm prej kadifeje me një bust të tejdukshëm dhe fashë leopardi që shfaqte barkun e saj të sheshtë. Ajo i kishte shtuar një lloja shalli të gjatë me të njëjtin print që i mbështillte supet, duke kopjuar kështu pallton e gjatë nga videoja.

Mbretëreshës së pop-country iu dha çmimi i ikonës së muzikës gjatë ceremonisë nga Billy Porter. Pasi korri lëvdata për interpretuesen e famshme, Porter u spostua për t`i lënë Shanias mundësinë të mbante fjalimin e pranimit të cmimit.

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit