Miliona dollarë humbje nga marka e saj, Victoria Beckham ndihet  e”poshtëruar”!

Gjërat në aspektin professional, nuk duken mirë për Victoria Beckham. Pasi mbylli derën e muzikës për t`u kthyer në një “stiliste të suksesshme mode”, ish këngëtarja tani po shikon se suksesi I shumëpritur, nuk po mbërrin. Në fakt, eshte duke ndodhur krejt e kundërta.

Victoria po grumbullon vetëm humbje. Gazeta britanike The Mirror thotë se ato mbërrijnë në 64 milionë dollarë.  Një burime i afërt me të zbuloi për revistën Heat World se, ish-anëtarja e grupit ‘Spice Girl’ ndihet e “poshtëruar” sepse nuk po bën fitimet e shpresuara. Krenaria megjithatë e ka shtyre të mos e mbyllë biznesin, e t’i përkushtohet gjërave të tjera.

Dyqanet e saj gjendjen në njërën prej rrugëve më të njohura e të shtrenjta të Londrës, Dover Street, ku qiraja është shumë e lartë. Kriza ekonomike që gjeneroi pandemia e koronavirusit duke cenuar çdo biznes dhe çdo fushë të jetës, e la gjurmën e saj, e kjo preku dhe biznesin e Victorias, I cili duket se mbështetet me paratë e të shoqit.

“David nuk dëshiron të jetë djali i keq, por biznesi është mbështetur nga paratë e Brand Beckham për vite me rradhë dhe mund të jetë një humbje e madhe për financat e tyre. Nëse nuk gjeneron para, ndryshimet duhet të ndodhin; por është e tillë. Çështje e mprehtë për ta, sepse Victoria është e apasionuar pas biznesit të saj. Ajo ngurron të ndryshojë shumë sepse ka një vizion për markën e saj dhe refuzon ta lirojë atë”, tha burimi.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article