KreuBusull

BORDO/ Cindy Marina ”Shining STARS!”

Nga Ilda Lumani
Kopertina e muajit dhjetor në Bordo është më e veçanta. Idetë për të nisin që në fillim vjeshtë e finalizohen në ditët e fundit të nëntorit, kur edhe u realizua ky set fotografik. Dilema për personazhin që do të ishte në kopertinë këtë herë nuk ekzistonte, pasi Cindy Marina ishte një nga modelet e preferuara të BORDO, e cila kishte kohë që ishte piketuar për një kopertinë.

Mandej, prezantimi i saj në Dance Albania, si konkurrente kërcimi e kthehu në të preferuarën e publikut, falë elegancës së saj jo në dukje, por në komunikim dhe sjellje, – e bëri më konkret realizimin e këtij projekti, që mendojmë se u finalizua më së miri në këtë fund vit 2022 dhe prag 2023!


Për look-un e saj baza ishte prezantimi i brandit austriak Palmers, risia e këtij viti në fushën e veshjeve intime në Shqipëri, me dyqanin tashmë IN, në qendrën tregtare TOPTANI.
Bizhutë, ato që ndryshojnë dhe rrisin tërësisht këtë look janë pjesë e Gjikondi Argjendari, me një nga markat më prestigjoze italiane, POMELLATO.

Produktet e zgjedhura nga POMELLATO, i përkasin pikërisht sezonit dimëror, unazat nga koleksioni NUDE (milk quartz dhe orange Moonstone), ndërsa vathët dhe byzylyku nga koleksioni ICONICA FULL DIAMOND.


Kapelet famoze të stilistes Enada At’Nikolla kompletuan këtë look joshës, që padyshim del edhe më në pah falë artit të fotografit Endrit Mërtiri.


Për pjesën e grimit dhe flokëve u kujdesën Henri Gjata dhe Sezeri Hair Style.


Në frymën festive është konceptuar gjithë ky edicion i BORDO, ku veçojmë:
Bordo Men, me kopertinë një nga mjekët e njohur në fushën e rinoplastikës kirurgun Italian Andrea Palmieri, që tashmë është shqiptarizuar, teksa jeton me familjen e tij këtu.


Personazhe si Anita Haradinaj e cila padyshim është një nga njerëzit më të preferuar të publikut shqiptar gjatë 2022-shit, Giulia Sciotti, që sjell aromën e vreshtave dhe verërave italiane në Shqipëri përmes kompanisë L&M Comercial, Brikena Prifti, që la lajmet për emisionin e pasdites…

Jehona e Panairit të Librit në Tiranë vjen përmes disa prej librave më të përfolur, në një qasje subjektive.
Ndërkaq eventet më të spikatura të kësaj periudhe në Tiranë i gjeni në faqet e eventeve.


Lexim të këndshëm dhe fund vit të bukur!
2023-shi ardhtë i mbarë për të gjithë!

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF