Celine Dion hyri në Instagram të enjten për të zbuluar lajmin tronditës se ajo është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe e njohur si SPS (Stiff Person Syndrom), e cila bën që muskujt të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar dhe me kalimin e kohës gjendja përkeqësohet duke mos mundur të lëvizësh fare trupin.
Për fat të keq, aktualisht nuk ka kurë për sëmundjen, por ka disa mënyra për ta ngadalësuar atë dhe për të minimizuar simptomat. Lajmin e trishtw Dion e zbuloi përmes Instagramit të saj ku shkruante, “Kam një kohë të gjatë që po përballem me probleme me shëndetin dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar…Më dhemb t’ju them se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt”.
Ajo është detyruar të anulojë turneun e saj evropian pas diagnozës, pasi tregoi se spazmat tashmë po e prekin jetën e saj të përditshme. “Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”, tha ajo.
Celine Dion siguroi se po punon ngushtë me ekipin e saj të mjekëve dhe se po merr shumë mbështetje nga familja e saj e ngushtë. Kjo është tragjedia e fundit me të cilën këngëtarja kandiane është dashur të përballet pasi u përball me vdekjen e bashkëshortit të saj në vitin 2016.
Postimi i plotë:
“Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që m’u desh kaq shumë kohë për të kontaktuar me ju. Më mungoni shumë të gjithë dhe mezi pres të jem në skenë dhe të flas personalisht me ju. Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani. Kam një kohë të gjatë që po merrem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat e mia dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindromi i personit të ngurtë, i cili prek 1 në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur. Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar. Më dhemb t’ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt. Kam një ekip të madh mjekësh që punojnë përkrah meje për të më ndihmuar të përmirësohem dhe fëmijët e mi të çmuar që më mbështesin dhe më ndihmojnë. Unë jam duke punuar shumë me terapistin tim çdo ditë për të rritur forcën time dhe aftësinë time për të performuar përsëri, por duhet të pranoj se ka qenë një luftë. Gjithçka që di është të këndoj, është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime dhe është ajo që më pëlqen të bëj më shumë. Më mungon t’ju shoh të gjithëve në skenë duke performuar për ju. Që të arrij sërish tek ju, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të përqendrohem në shëndetin tim në këtë moment dhe kam shpresë që jam në rrugën e rikuperimit. Ky është fokusi im dhe po bëj gjithçka që mundem për t’u rikuperuar. Dua t’ju falënderoj shumë për urimet, dashurinë dhe mbështetjen tuaj në rrjetet e mia sociale. Kjo do të thotë shumë për mua. Kujdesuni për veten. Bëhuni mirë. Ju dua shumë dhe me të vërtetë shpresoj se mund t’ju shoh përsëri së shpejti”.
View this post on Instagram