KreuBusull

Ekskluzive/ Lei Kraja banore e Big Brother VIP 2!

Na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e edicionit të dytë të reality show Big Brother VIP në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë në ‘Wake Up’ moderatorja Arbana Osmani konfirmoi se spektakli do të nisë brenda këtij viti, por duke mos zbuluar datën e saktë.

 

 

 

Ndërsa përgatitjet në koridoret e Top Channel kanë nisur prej javësh, ajo që ka shumë kërshëri tek publiku është lista e personazheve VIP që kanë pranuar të jenë banorët e edicionit të dytë.

Burime për bordo bëjnë me dije se një prej emrave VIP të konfirmuar është gazetarja e sportit Lei Kraja, e cila së fundmi është përfolur jo pak sa i përket jetës private. Po të njëjtat burime tregojnë se Lei është parë këto ditë me drejtues të produksionit të Big Brother Albania me të cilët me siguri ka patur shumë për të biseduar.

Sa i përket karrierës televizive bukuroshja Kraja së fundmi ka marrë një shkëputje nga angazhimet impenjative të ekranit duke u shfaqur më së shumti si e ftuar në programe të ndryshme, por pa patur një emision moderuar nga ajo. Të jetë arseyja e shkëputjes së Lei Kraja nga ekrani pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania?! Kjo mbetet për t’u parë deri në përshëndetjen e radhës së Arbana Osmanit ‘Mirëmbrëma yje’…

Emra të tjerë që janë përfolur se do të jenë pjesë e bashkëjetesës VIP janë Kiara Tito, Albi Nako etj.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF