Meghan Markle zbulon pse nuk e veshi kurrë ngjyrën e kuqe në mbretëri!

 

Pjesëtarët e familjes mbretërore janë “nën lupë” kur vjen fjala tek veshjet ( pervec shumë gjërave të tjera”. Duke qenë së kanë një vëmendje kaq të madhe nga publiku, atyre u duhet të tregohen mjaft të kujdesshëm në cdo gjë që bëjnë.Meghan Markle, gjatë periudhës që jetoi në Angli, shmangu krejtësisht një ngjyrë të cilën tani, në Amerikë, po e vesh lirisht: te kuqen. Në dokumentarin e saj u publikuan disa pamja ku princesha shfaqej e veshur me një fustan të kuq në eventin Salute to Freedom Gala në New York.

Dukesha tregoi përse nuk e mbajti kurrë një ngjyrë të tillë në mbretëri.

“Shumicën e kohës kur jetoja atje, e përdorja shumë rrallë të kuqen. Për mendimin tim, nuk mund të veshësh një ngjyrë të njëjtë me atë të Madhërisë së saj kur jeni grup pjesë e një eventi.

S’mund të veshësh një ngjyrë me atë që ka veshur dikush tjetër apo jo? Prandaj mendoja me vete se cila mund të ishte ajo ngjyrë që ata me shumë gjasa nuk do ta vishnin. Bezhë? E bardhë? Kafe? Kjo është arsyeja pse zgjidhja tonalitete të zbehta, luaja gjithnjë me to. Nuk është se përpiqesha të bija në sy për t’u dalluar. Gjithashtu as nuk doja të tregoja se po bëj gjithçka për t’u bërë pjesë e familjes. S’do të doja kurrë t’i vija në siklet.”- u shpreh Meghan.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article