KreuBusull

Volodymyr Zelensky shpallet “Njeriu i vitit”!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shpallur  “Njeriu i vitit 2022” nga revista prestigjioze “Time”, duke tejkaluar kandidatët e tjerë si presidentin kinez Xi Jinping, politikanin amerikan Liz Cheney dhe filantropistin miliarder MacKenzie Scott.

Presidentit Zelensky ka patur ndikimin më të madh global gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Ai gjithashtu gjatë vitit të kaluar, u cilësua si një simbol i sfidës dhe demokracisë, ndërkohë që ai vazhdon të udhëheqë kombin përmes sulmeve të paprovokuara të Rusisë ndaj Ukrainës.

Vitin e kaluar “Njeriu i vitit” u shpall miliarderi Elon Musk. Ai ishte edhe këtë vit në listën e “Times” për t’u shpallur për herë të dytë “Njeriu i Vitit. Vitin e kaluar, “Time” përmendi kontributet e CEO të Tesla dhe SpaceX drejt “krijimit të zgjidhjeve për një krizë ekzistenciale” dhe për “mishërimin e mundësive dhe rreziqeve të epokës së titanëve të teknologjisë”.

Kujtojmë që “Personi i parë i vitit” ishte në vitin 1927 aviatori amerikan Charles Lindbergh, të cilit iu dha titulli pasi bëri fluturimin e parë transatlantik pa ndalesë nga Nju Jorku në Paris.

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF