10.5 C
Tirana
E hënë, 27 Mars, 2023
spot_img
Array

E pavendosur Wanda Nara? Del sërish me L-Gante pasi udhëtimit romantik me Mauro Icardi!

Wanda Nara edhe një here ka ‘çmendur’ rrjetet sociale. Këtë here nuk kanë qenë asnjë nga pozat e saj, por e ajo është parë me L-Gante në një klub nate në Buenos Aires. Edhe pse nuk mori pjesë në ditëlindjen e biznesmenes argjentinase, ai donte t’i ‘dhuronte’ diçka të veçantë Wandës, ndaj shfrytëzoi rastin të festonte me të.

“Gossipeame” zbuloi disa imazhe në të cilat të dy po argëtoheshin në kryeqytetin argjentinas, duke bërë disa foto së bashku në një klub nate të njohur. Disa media në Argjentinë raportuan se të dy po planifikonin të bënin një udhëtim së bashku, por për momentin ata kanë vendosur të dalin për të festuar para se të shkojnë në një arratisje romantike.

Do të duhet të shohim se si do të reagojë Mauro Icardi ndaj këtij lajmi, pasi u përfol se lojtari argjentinas donte të rifitonte biznesmenen dhe të tentonte të rifillonte lidhjen e tyre.

Pasi u ndanë dy muaj, Mauro Icardi dhe Wanda Nara bënë një arratisje në Maldive për t’u afruar me njëri-tjetrin. “Ajo nuk ishte gruaja e jetës sime, ajo ishte jeta ime e bërë grua. Historitë e Disney kanë edhe sezone të dytë. Të dua, Wanda Nara”, shkroi Mauro. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë historia e këtij trekëndëshi Mauro Icardi-Wanda Nara-L-Gante.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit